Protesta/ Policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, qytetarët rimbledhen para Kryeministrisë

Protesta/ Policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, qytetarët rimbledhen para Kryeministrisë

Situata pranë Kryeministrisë është përshkallëzuar sërish në tensione dhe përplasje të forta mes forcave të rendit dhe qytetarëve. 

 

Edhe pse policia ndërhyri fillimisht për të shpërndarë turmën duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rishpërndarë dhe janë ribashkuar sërish te Kryeministria. 

 

Gazetarja Marina Sulollari, në një raportim nga terreni për MCN, tha se forcat e policisë kanë përdorur sërish gaz lotsjellës dhe spray me piper për të mbajtur larg godinës protestuesit.

 

‘Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon të fortë sigurie dhe nuk po i lejojnë protestuesit të afrohen afër godinës së Kryeministrisë. Kjo situatë vjen menjëherë pas rimbledhjes së qytetarëve, të cilët vetëm pak minuta më parë u shpërndanë nga policia përmes përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës.

 

 Edhe pas ribashkimit, përplasjet kanë qenë të njëpasnjëshme, pasi protestuesit insistojnë se kanë të drejtën e tyre legjitime për të tubuar. Nga ana e forcave të rendit është përdorur sërish gaz lotsjellës dhe spray me piper, ku si pasojë janë lënduar lehtë edhe disa kolegë të medias që ishin pozicionuar shumë afër perimetrit.

 

 Lidhur me praninë e forcave politike, në bulevard shohim kryesisht qytetarë të rinj. Sa i përket eksponentëve të PD-së, nuk arrijmë të identifikojmë dikë tjetër, përveç deputetit Erald Kapri, i cili sapo pati një përplasje të fortë me efektivët e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy