
Dëmtimet e Kvicha Kvaratskhelias dhe Desire Doue e kanë lënë praktikisht pa opsione Luis Enriquen referuar repartit të avancuar.
Spanjolli po bën përpjekjet maksimale për ti ardhur në ndihmë Paris St Germain gjatë merkatos së dimrit, determinante për fazën e dytë të sezonit.
Ez Abde tashmë konsiderohet një prioritet për ‘’ Les Pariziens ‘’, klauzola e të cilit i arrin 60 milionë eurot.
Në rastin e kalimit në ‘’ Parque de Prince ‘’ 12 prej tyre mund të kalojnë në arkat e Barcelonës.
24 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ Benito Villamarin ‘’ por përveç tij në listën e ‘’ Luchos ‘’ bëjnë pjesë edhe Nico Williams, Antonio Nusa, Estevao dhe Ibrahim Maza.
Në 30 qershorin e 2029-tës i përfundon kontrata me andaluzët, për të cilin një kalim në kryeqytetin francez mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për karrierën.
Mirëpo presidenti Angel Haro dhe gjithashtu traineri Manuel Pellegrini janë kundër largimit të Ez Abdes në janar, edhe pse oferta e Nasser Al Khelaifit mund të rezultojë bindëse.
Arsyeja lidhet me moshprishjen e ekuilibrave të krijuar në fazën ofensive duke qenë se Real Betisi ka treguar se mbetet një rival tejet i rrezikshëm në çdo kompeticion.
