
Pas katër sezonesh në ‘’ Emirates ‘’ përfshirë aktualin Declan Rice ka marrë një vendim për të ardhmen.
Mesfushori ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në qershorin e 2031-shit, sipas ‘ The Athletic ‘.
Ky hap do të shoqërohet me një pagë prej 419 mijë eurosh në javë e cila e shëndërron në një ndër më të paguarit tek ‘’ Topchinjtë ‘’.
Mikel Arteta e vlerëson kontributin e 27 vjeçarit, i transferuar në verën e 2023-shit nga West Hami për 105 milionë stërlina.
Sakrificat e presidencës së gjigandëve të Premier Leagues Declan Rice i ka shpërblyer, një titullar i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit spanjoll.
Rinovimi në fakt ishte një vendim që pritej referuar edhe ecurisë së mrekullueshme.
Priten edhe arritje të tjera në vijimësi duke qenë se Arsenali është shëndërruar në atë të dikurshmin, pretendent për tituj në çdo sezon.
