Gjenden dy automatikë të fshehur në një lagje në Memaliaj, policia nis hetimet

Gjenden dy automatikë të fshehur në një lagje në Memaliaj, policia nis hetimet

Banorë të zonës në qytetin e Memaliajt kanë kontaktuar shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi kanë diktuar praninë e dyshimtë të armëve të zjarrit në lagjen nr. 4 të qytetit.

 

Sipas të dhënave operative, dy armët e zjarrit automatike ishin fshehur pranë murit të një godine të vjetër dhe të pabanuar.

 

Burime bëjnë me dije se efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë sekuestrimin e dy automatikëve në cilësinë e provës materiale.

 

Grupi hetimor ka nisur punën në terren dhe po grumbullon çdo indicie apo dëshmi të mundshme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve që i kanë fshehur këto armë, të cilat dyshohet se mund të përdoreshin për llogari të ndonjë ngjarjeje kriminale në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy