Shehu: PD e hapur për bashkim për rrëzimin e regjimit. Përjashtimi i Spiropalit, luftë e brendshme

Shehu: PD e hapur për bashkim për rrëzimin e regjimit. Përjashtimi i Spiropalit, luftë e brendshme

Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se thirrja e bashkimit nga kryedemokrati Sali Berisha, shkon në betejën e përbashkët për rrëzimin e regjimit qeverisës.

 

Ndërsa përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit, ai e sheh si manifestime të krizës së brendshme të regjimit.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se gjithçka është një luftë e brendshme, jo vetëm si individ, por dhe në koncepte.

 

Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur për bashkim dhe për kompromis. Fitoren në Tiranë e sjell pa dyshim programi i qendrës së djathtë, programi më inspirues që mbron familjen, hap perspektiva dhe programi më europian në rrugën e integrimit. 

 

Roli i Partisë Demokratike në protestën e 28 nëntorit, është në mbështetje të protestës në mënyrë absolute, në mbrojtjen e iniciatorëve të përbashkët dhe në rrugëtimin e përbashkët kundër regjimit. 

 

A keni parë ndonjë kryetar regjimi apo autokrat të largohet me qejf? Pas shkatërrimit të regjimit hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy