Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur të Peqinit, flakët afrohen 30 metra nga banesat

Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur të Peqinit, flakët afrohen 30 metra nga banesat

Një situatë tejet kritike po kalohet mbrëmjen e sotme në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur. 

 

Prej disa orësh, një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ullishta, shkurre dhe bimësi, duke shkrumbuar deri tani rreth 25 hektarë tokë.

 

Pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonës, si dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarri nuk është shuar.

 

Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë, ndërsa në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar në drejtim të një blloku banesash.

 

Rreth orës 21:30, të gjitha forcat në terren janë përqendruar në sektorin ku zjarri paraqet rrezikun më të madh për banesat. Sipas informacioneve nga terreni, flakët ndodhen rreth 30 metra larg disa banesave, duke e bërë situatën veçanërisht shqetësuese.

 

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për të krijuar një vijë mbrojtëse dhe për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave.

 

Në terren vijon operacioni për izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy