
Duke qenë se kontrata e Virgil Van Dijk merr fund me të mbaruar sezoni aktual tek Liverpooli ka nisur puna për ti gjetur një zëvëndësues.
Nuk është e sigurtë nëse hollandezi do të vijojë në ‘’ Anfield Road ‘’, një lojtar me shumë peshë në 11-shen e Andoni Iraolas.
Për këtë arsye spanjolli i ka lëvizur me shpejtësi gurët dhe është fokusuar tek Jarrad Branthwaite.
Mbrojtësi vijon të paraqitet shumë mirë tek Evertoni i cili sipas ‘ Football Insider ‘ konsiderohet një prioritet nga ‘’ Të Kuqtë ‘’.
24 vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e 2030-tës por parashikohet se krerët e ish kampionëve të Champions Leagues do të japin maksimumin.
Kualiteti i ishi-t të Psv Eindhoven as qe nuk mund të vihet në diskutim, i cili e njeh shumë mirë Liverpoolin për arsye të sfidave në të shkuarën.
Mirëpo një detaj që mund ta bëjë diferencën është rivaliteti historik ndërmjet dy klubeve por sidoqoftë duhet të ndërhyhet domosdoshmërisht në këtë aspekt.
Eshtë sezoni i tretë për Jarrad Branthwaite në ‘’ Goodison Park ‘’ i cili e ka fituar besimin e trainerit David Moyes, i padiskutueshëm në formacionin titullar.



