Fitoi me vetëm 25 vota diferencë/ Burri i quajtur Hitler Musolini zgjidhet kryetar bashkie në Peru

Fitoi me vetëm 25 vota diferencë/ Burri i quajtur Hitler Musolini zgjidhet kryetar bashkie në Peru

Një burrë i quajtur Hitler Musolini Simeon Flores ka siguruar një fitore të ngushtë në zgjedhjet lokale të Perusë. Sipas CNN, kiandidati i partisë së qendrës së majtë Ahora Nación u zgjodh kryetar bashkie i Queropalca-s, një rrethi të largët në Alpet e Perusë.

 

Rreth 229 banorë votuan për 45-vjeçarin, duke e nxjerrë atë përpara kandidatit të vendit të dytë nga partia e djathtë Renovación Popular Perú me vetëm 25 vota diferencë.

 

Pavarësisht se u zgjodh për të përfaqësuar më pak se 1,000 njerëz, faktit që emrat e tij janë ata të dy diktatorëve fashistë famëkeq i ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare këtij këndi të vogël të vendit.

 

Të dhënat nga zyra e zgjedhjeve e Perusë treguan se pak më shumë se 700 njerëz kishin marrë pjesë në zgjedhje, me Simeon që siguroi rreth 34% të votave.

 

Ai ka lindur në këtë rreth në departamentin qendror të Huánuco-s, rreth 360 km (224 milje) nga kryeqyteti, Lima, sipas profilit të tij si kandidat.

 

Fakti që ai ndan emrin e tij me Adolf Hitlerin dhe Benito Musolinin - "dy nga figurat më të njohura të regjimeve totalitare evropiane të shekullit të 20-të" - e ka bërë kandidaturën e tij një "ngjarje goditëse", raportoi media lokale Peru21.

 

Pavarësisht kuriozitetit të krijuar nga emri i tij, mediat lokale vërejtën se Hitler Guesclin Alba Sánchez ishte zgjedhur kryetar bashkie i Yúngar në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy