Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka folur mbi situatën aktuale politike, duke vënë theksin te protestat që zhvillohen prej muajsh në vend.
I ftuar në studion e televizionit MCN, Hoxha tha se sot shqiptarët gjenden të vetmuar dhe të pashpresë përballë padrejtësive të përditshme dhe për këtë arsye kërkojnë një përmbysje të plotë të sistemit aktual të korrupsionit.
Thelbi është pakënaqësia e madhe e qytetarëve, i cili gjendet si jetim përballë padrejtësive që jetojnë çdo ditë. Zgjidhja shumë media, a është ky Rama që e mundi të gjithë frontin opozitar, këtu kërkohet përmbysja e tepsisë. Rama ka shkuar në Kuç. Njerëzit duan që ta përmbysin këtë tepsia e korrupsionit dhe e bashkëpunimit në politikë, detyra e partive është kjo nëse duan që të mbijetojnë pas përmbysjes të merren me kërkesat e qytetarëve. Këta duan luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit, sot këdo që të pyesësh nga politikanët thonë jam i pastër.
Hoxha propozoi ngritjen e një qeverie teknike nga të dyja krahët politikë për të nxjerrë vendin nga kjo situatë, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si më të korruptuarin në të gjithë Evropën.
Duhet që të ketë një qeveri teknike me patriotë qofshin të PD-së dhe të PS-së, unë jam demokrat dhe kam shkuar çdo ditë në protestë. Të gjithë duan të njëjtën gjë që të bëhet ky vend më i mirë. Qeveria aktuale është qeveria më e korruptuar e Evropës.



