Harry Kane, objektiv i Barcelonës

Harry Kane, objektiv i Barcelonës

Duke qenë se kontrata me Bayern Munchen i përfundon në qershorin e 2027-tës ekipet e elitës në Europë kanë nisur ofensivën për Harry Kane.

Momentalisht është Barcelona, drejtuesit e të cilës besojnë se kanë një shans për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

 Gjithsesi sipas parashikimeve bomberi do ta vijojë eksperiencën në ‘’ Allianz Arena ‘’ deri në 2030-tën. 

Dikur La Liga u konsiderua një destinacion ideal për 33 vjeçarin, opsion i cili mbetet ende në fuqi pasi ‘’ Blaugranët ‘’ do të japin maksimumin. 

Duhet kujtuar se Harry Kane deri më tani ka arritur statistika impresionuese me ish rekordmenët e Bundesligës, 98 gola në 101 sfida në kampionat dhe 152 gola në 154 sfida në aspektin e përgjithshëm referuar eksperiencës së deritanishme. 

Kuq e blutë mbeten një kandidat potencial për të marrë shërbimet e ishi-t të Tottenham Hotspurit, ndër më të rrezikshmit në pozicionin ku aktivizohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy