Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Moskë për 80-vjetorin e Patriarkut Kiril

Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Moskë për 80-vjetorin e Patriarkut Kiril

Një delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i përbërë nga Episkopi i Amantias, Ignati, dhe Hieromonaku Joan Koroveshi, ka mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në kremtimet me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Kirilit.

 

Delegacioni shqiptar mbërriti në kryeqytetin rus më 19 nëntor, në prag të ditëlindjes së 80-të të Patriarkut Kiril (20 nëntor). Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Patriarkanës së Moskës, e cila publikoi edhe një fotografi të përfaqësuesve të Kishës së Shqipërisë së bashku me përfaqësues të Kishës Ruse.

 

Kjo vizitë vijon traditën e ndërtuar ndër vite nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, i cili dhjetë vjet më parë, në nëntor të vitit 2016, udhëtoi personalisht në Moskë për 70-vjetorin e Patriarkut Kiril, i shoqëruar nga Mitropoliti i atëhershëm i Amantias, Nathanaili.

 

Sot, nën drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vijon të njëjtën rrugë të kungimit vëllazëror me të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale të botës, duke ruajtur urat e dashurisë, bashkëpunimit dhe unitetit në Krishtin, edhe në kohë ndasish e konfliktesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy