Qeveria miraton projektligjin e ri për sponsorizimet, zbritet deri në 30% e tatimit mbi fitimin

Qeveria miraton projektligjin e ri për sponsorizimet, zbritet deri në 30% e tatimit mbi fitimin

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një nismë që synon të rrisë mbështetjen financiare për sportin, artin dhe kulturën në vend, duke krijuar lehtësira të reja fiskale për bizneset.

 

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, në këtë mënyrë i hapet rrugë një mekanizmi të ri, të mbështetjes financiare të këtyre sektorëve, të cilët me këtë politikë të re i trajtojmë si prioritarë për vlerën e shtuar sociale, edukative dhe ekonomike që ato gjenerojnë.

 

Sipas tij, bazuar në dispozitat e reja ligjore, kompanitë që zgjedhin të sponsorizojnë këta sektorë do të përfitojnë zbritje të drejtpërdrejtë deri në 30% të tatimit mbi fitimin. 

 

Një kapitull i ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare! 

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një reformë që synon të transformojë financimin e sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar.

 Deri në 30% të tatimit mbi fitimin mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet, sipas dispozitave të reja.

Deri në 2 miliardë lekë në vit për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës, përtej buxhetit të shtetit.

Më shumë transparencë, përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të kontrollit.

Një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit, për më shumë investime, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar.

Më shumë mundësi për kulturën, më shumë fuqi për sportin, më shumë të ardhme për talentin shqiptar!

 

 

 

Kjo reformë synon të ndërtojë një model të ri partneriteti mes shtetit dhe sektorit privat, duke u hapur rrugë investimeve më të mëdha dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e talenteve të reja shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy