Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinimi”, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar për grabitjen me dhunë të xhiros ditore të një karburanti në Klos.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 3 nëntor 2026, ku rreth orës 01:10, dy shtetas të maskuar kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të karburantit, shtetasit S. M., duke i marrë me forcë paratë e xhiros së turnit.
Autorët e dyshuar janë J. L., 22 vjeç, banues në Dars, Klos dhe M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Aksioni u udhëhoq nga Komisariati i Matit në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 6 në Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.



