Ministri i naftës i Iranit ka dhënë dorëheqjen. Qeveria iraniane deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.
Mohsen Paknejad ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe kreu i Kompanisë Shtetërore të Naftës Iraniane (NIOC), Hamid Bovard, do të marrë detyrën e ministrit të naftës si ministër i përkohshëm.
“Me pranimin e dorëheqjes së Mohsen Paknejjad nga presidenti i vendit, Dr. Pezheskian, Hamid Bovard është emëruar ministër në detyrë i naftës”, raportuan mediat shtetërore, duke cituar një zyrtar në zyrën e presidentit.
Paknejjad kishte deklaruar, pak para se të njoftohej dorëheqja e tij se, “Të ardhurat nga nafta që kemi shitur po vijnë ende dhe kjo do të vazhdojë, me vullnetin e Zotit” .
Ai kishte qenë ministër i naftës i shtetit anëtar të OPEC-ut që nga gushti i vitit 2024.
Dorëheqja e tij vjen ndërsa lufta midis Iranit dhe SHBA-së, tani në muajin e saj të tetë, po ushtron presion mbi ekonominë iraniane, ndërsa sektori i naftës po vuan efektet e sanksioneve të SHBA-së.



