Në studion e MCN TV, analisti Ben Andoni tha se pret që fokusi i punës së ambasadorit të ri amerikan të jetë më shumë në aspektin ekonomik. Andoni tha se Eric Wendt do të fokusohet te bizneset amerikane, sidomos ato që lidhen me familjen Trump.
Mënyra si duhet parë këtej e tutje Rruga e Elbasanit duhet të ndryshojë. Do të presim disa javë sa ambasadori të bëjë vizitat e para, kur arrin të kuptohet protokolli dhe rëndësia e tij. Ai ka deklaruar se do të fokusohet në pjesën ekonomike.
Zotit Ëendt do t’i duhet të shikojë interesat amerikane në vend. Ju e dini që Dhoma Amerikane e Tregtisë është ndër zërat më kritikë sa i përket politikave ekonomike të shtetit shqiptar. Po ashtu ju e dini që pala amerikane është investuar direkt te SPAK-u dhe drejtësia.
Ne po ecim shpejt drejt BE sepse mesa duket politikisht duket që Shqipëria duhet të jetë brenda saj. Por nga ana tjetër, zotit Wendt i duhet të merret shumë me bizneset amerikane. Shqipëria po pret një nga bizneset më të mëdha të tyre, që lidhet direkt me familjen Trump. Duket që zoti Trump gjithçka e ka kthyer në biznes dhe një pjesë e fokusit të ambasadorit do të jetë për ruajtjen e këtij biznesi.
Amerikanët po përpiqen për një gazsjellës në Ballkanin Perëndimor dhe po e merr Kroacia. Prandaj po them që fokusi i tij do të jetë ekonomik.



