I kërkuar nga drejtësia shqiptare/ Gjykata franceze rrëzon kërkesën për liri të Ermal Beqirit, e lë në qeli

I kërkuar nga drejtësia shqiptare/ Gjykata franceze rrëzon kërkesën për liri të Ermal Beqirit, e lë në qeli

Gjykata e Amiensit në Francë ka rrëzuar kërkesën e Ermal Beqirit për lirim duke e lënë në burg.

 

Sipas mediave franceze, biznesmeni Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i ishte drejtuar tre ditë më parë gjykatës me një tjetër kërkesë për lirim, e cila është refuzuar këtë të premte. Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë zyrtare autoriteteve franceze për ekstradimin e Ermal Beqirit. 

 

Ermal Beqiri, i cili ishte arratisur në Francë për t’i shpëtuar përballjes me ligjin dhe akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme, është arrestuar më 25 korrik nga autoritetet franceze, pasi, me një avion privat të marrë me qira, shkeli hapësirën ajrore në një zonë me siguri të lartë, konkretisht mbi një central bërthamor, duke ngritur alarmin te autoritetet franceze për një sulm të mundshëm.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve, të cilat, me një avion luftarak, kanë urdhëruar ndalimin e tij në pistën më të afërt. Sapo ka zbritur nga mjeti fluturues, Ermal Beqiri është arrestuar dhe dërguar në paraburgim.

 

Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur tri pajisje teknologjike të fshehura në trup, të cilat, në fakt, janë pajisje gjurmuese që mundësojnë përcaktimin e vendndodhjes së personave që i disponojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy