Komisioneri Dervishi: Një Kuvend i hapur vlerësohet nga mundësia që u krijon qytetarëve për të kuptuar vendimmarrjen

Komisioneri Dervishi: Një Kuvend i hapur vlerësohet nga mundësia që u krijon qytetarëve për të kuptuar vendimmarrjen

Kur një komision parlamentar rekomandon përmirësimin e një shërbimi publik, qytetarët duhet të kenë mundësi të shohin se çfarë masash mori institucioni përgjegjës dhe çfarë ndryshoi në praktikë. 

 

Me këtë shembull, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, theksoi rëndësinë e të drejtës së informimit dhe transparencës, në aktivitetin e Ditës së Kërkimit Parlamentar 2026, të zhvilluar më 26 nëntor në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Komisioneri ishte një nga folësit kryesorë në panelin me temë “Parlamenti i hapur dhe forcimi i mbikëqyrjes parlamentare”.

 

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se e drejta e informimit u mundëson qytetarëve të kuptojnë si merren vendimet, si të ndjekin proceset që ndikojnë në jetën e tyre dhe të shohin si Kuvendi ushtron kontrollin mbi institucionet publike. Për këtë, informacioni duhet të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar dhe i lehtë për t’u gjetur e për t’u kuptuar.

 

Dervishi vuri në dukje edhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, përtej shqyrtimit të raporteve vjetore. 

 

Ai solli në vëmendje përvojën e Zyrës së Komisionerit, ku shqyrtimi i ankesave dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit nxjerrin në pah problematika që kërkojnë përmirësime në praktikat e administratës publike. Ndjekja e rekomandimeve dhe vlerësimi i masave të marra, theksoi ai, i japin Kuvendit një bazë më të qartë për të vlerësuar rezultatet e mbikëqyrjes.

 

Duke u ndalur te digjitalizimi i veprimtarisë parlamentare, Komisioneri vlerësoi se publikimi i dokumenteve në formate të përdorshme mund ta bëjë më të lehtë ndjekjen e vendimmarrjes dhe të zbatimit të rekomandimeve. 

 

Ai theksoi se përdorimi i teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, kërkon vëmendje ndaj saktësisë së informacionit, sigurisë së sistemeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy