BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se është përgatitur prej kohësh për një mundësi të tillë, sipas mediave te huaja.

 

Deklarata u bë të premten nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, gjatë një komunikimi me gazetarët në Bruksel.

 

“Ne jemi të përgatitur dhe kemi qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë, dhe mezi presim momentin kur Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në diskutime të vërteta dhe në terma realë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, deklaroi Pinho.

 

Qëndrimi i Brukselit erdhi pas pyetjeve nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të re të mundshme të negociatave dhe nëse do të ishte i gatshëm të dërgonte një përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.

 

Deklaratat vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi në shkurt të vitit 2022 me pushtimin rus të Ukrainës, kanë marrë vëmendje të re.

 

Kjo pason edhe telefonatat e fundit mes udhëheqësve të Finlandës dhe Norvegjisë me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilat kanë rikthyer në fokus mundësinë e një angazhimi diplomatik për përfundimin e konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy