Artisti Robert Aliaj Dragot sjell librin “Lavanderia e Diellit”: Përjetime që bazohen te realiteti

Artisti Robert Aliaj Dragot sjell librin “Lavanderia e Diellit”: Përjetime që bazohen te realiteti

Artisti i artit pamor dhe kantautori Robert Aliaj Dragot vjen për publikun si autor i një libri me tregime, “Lavanderia e Diellit”, i cili përmban 38 tregime autobiografike dhe sjell një tablo të Tiranës dhe Shqipërisë së viteve të diktaturës.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai zbuloi se për shkrimin është frymëzuar nga “mëhalla” e fëmijërisë së tij, ku mblidheshin gratë për të larë rrobat.

 

Sipas tij, libri mbështetet në fakte dhe më tej në analizën e tyre, ose thënë ndryshe përjetimet e tij, bazuar te realiteti.

 

Një libër është absolutisht një vepër arti. Të shkruash është kreativitet, por të shkruash dhe memorien është gjithashtu kreativitet dhe memoria është diçka që ka një aspekt shumë organik në vetvete. Nuk është asnjëherë fikse, interpretohet sipas formimit tënd, ndriçimeve të tua, moshës që je, distancës me kohën. Mu deshën gjashtë vjet, kam filluar që në 2020. Sigurisht kam pasur faza kur jam shkëputur. 

 

“Lavanderia e Diellit” është si të thuash zemra e një mëhalle ku mblidheshin gratë për të larë rrobat, atëherë. Ishte një lavanderi e madhe mu në mes të lagjes, që në njëfarë mënyre impononte trendin e ritmit shoqëror të mëhallës. Gratë merreshin me thashetheme gjithë kohës. Ajo përfaqësoi si të thuash të gjithë panoramën se si unë shihja gjithë skenën nga ballkoni. 

 

Ka një mbështetje në fakte, pa hyrë në detaje. Gjithmonë ngacmimi ka qenë ngjarja e vërtetë, pastaj shkëputesh nga ajo dhe i analizon gjërat. Nuk merrem thellësisht me ngjarjen se çfarë më mbeti mua, çfarë ndjeva unë. Unë atëherë nuk i kuptoja dot. 

 

Sigurisht unë i shoh sot me atë sy, por edhe me pjekurinë që kam sot. Këto janë përjetimet e mia, që në kokën time bazohen te realiteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy