Moti i keq shkakton rënie gurësh dhe inertesh në disa akse/ Pesë avionë devijohen drejt aeroporteve alternative

Moti i keq shkakton rënie gurësh dhe inertesh në disa akse/ Pesë avionë devijohen drejt aeroporteve alternative

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, del me raportim të detajuar mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq, i cili ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit.

 

Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.

 

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë Bogë–Theth; Bajram Curri–Valbonë; Ura e Bujanit–Qafë Morinë; Sopot–Kërnajë; Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj; Bajram Curri–Fierzë; Sopot–Kam; Dushaj–Lekbibaj; Kukës–Bushtricë; Krumë–Qafë Prush; Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë; Kukës–Shishtavec; Rrëshen–Shpal–Qafë Bene; Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.

 

Furnizimi me energji elektrike

 

-Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri. 

 

-Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.

 

-Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

 

LINJAT E TRANSMETIMIT

Sistemi i transmetimit është në operim normal, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.

 

KASKADA E DRINIT

 

-Prurjet natyrore në kaskadë janë:

 

- HEC Fierzë      250 m³/s

- HEC Koman     800 m³/s

- HEC Vau i Dejës   50 m³/s

 

Situata e furnizimit me ujë në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.

 

Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

 

Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht. 

 

Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

 

Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aeportin e Tiranës. 

 

Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.

 

Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy