Avokati Roland Islami, ka komentuar edhe aksionet e policisë kundër grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Ai tha se konsideron burimin e vërtetë të trafikut të drogës në Shqipëri, Portin e Durrësit.
Avokati ka ngritur akuza, duke pretenduar se shumë persona kanë bërë burg pa të drejtë për kontejnerët e bananeve, ndërsa ka zbuluar një histori personale tronditëse lidhur me bashkëshorten e tij, e cila sipas tij u pushua nga puna sapo vendosi kontrolle të rrepta.
Por në fund të fundit kemi të bëjmë me një port, porti i Durrësit, deri para ca kohësh vinte kokaina me kontejnerë të bananeve dhe asnjë nga ato firma nuk e sillte, kjo është e verifikuar. Ata pronarët e atyre firmave kanë bërë edhe burg padrejtësisht. Ka pasur kontejnerë që edhe janë kthyer dhe personat që janë bërë shkak për kontrollin e tyre në port janë pushuar nga puna. Unë kam pasur rast, pasi gruaja ime administronte kompaninë e bananeve që u sekuestrua dhe kërkoi që çdo arkë banane të kontrollohet me qen dhe nuk hyri më asnjë lëndë nga kontejnerët e bananeve. Ajo u pushua nga puna dhe kur ajo iku nuk u kontrolluan më kontejnerët me banane.
Avokati komentoi edhe arrestimet e sotme për shpërndarjen e drogërave në shkolla.
Vetë krimi i organizuar përdor mosha të reja që s'i kap ligji për të shpërndarë lëndë narkotike. Ne nuk e prodhojmë kokainën, janë përzierje që i merr në farmaci veterinare, shkojmë në një farmaci veterinare dhe aty merr ketamin. Ne sot kemi politikë shtetërore fasadë për t'i treguar qytetarëve se kemi bërë arrestime.



