Rrezik për aksidente/ Prani vaji në rrugë në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër

Rrezik për aksidente/ Prani vaji në rrugë në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër

Prania e vajit në rrugë është konstatuar në lagjen “Punëtori”, përgjatë aksit rrugor pranë bypass-it të Gjirokastrës, në të gjithë segmentin nga Ura e Nanxës.

 

Për shkak të vajit të shpërndarë në asfalt, janë krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa disa automjete kanë rrezikuar rrëshqitjen duke rritur rrezikun edhe  për aksidente rrugore te mundshme.

 

Pas situatës së krijuar, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë kryer pastrimin dhe shpëlarjen e rrugës me ujë dhe solucion të posaçëm, me qëllim largimin e vajit nga sipërfaqja e asfaltit per te evituar problematikat.

 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore po monitorojnë situatën dhe po drejtojnë lëvizjen e automjeteve, për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy