Gjigandi teknologjik Google ka prezantuar një politikë të re dhe mjaft të debatueshme që prek miliona nxënës në mbarë botën.
Sipas njoftimit të fundit, nxënësit që përdorin sistemin Google Classroom nuk do të lejohen më të përdorin motorin e kërkimit të kompanisë Google Search, përveç nëse shkollat e tyre pranojnë të aktivizojnë edhe mjetet e Inteligjencës Artificiale.
Pas reagimeve të ashpra nga prindërit dhe edukatorët për aktivizimin automatik të chatbot-it Gemini në klasat K-12, Google vendosi që mjetet e inteligjencës artificiale të jenë të çaktivizuara si parazgjedhje (default) derisa administratorët t'i aktivizojnë individualisht.
Megjithatë, duke qenë se sistemi i kërkimit është i integruar me IA-në, shkollat që zgjedhin të bllokojnë inteligjencen artificiale do të humbasin plotësisht edhe motorin e kërkimit në Google.
Ky vendim ka ndezur një valë të madhe kritikash; ish-kryetarja e FTC-së, Lina Khan, e ka quajtur një "shantazh monopolistik" për të detyruar shkollat të përdorin teknologjinë e re, ndërsa qytete si Nju Jorku dhe Los Anxhelosi po vlerësojnë ndalimin e plotë të këtyre mjeteve për shkak të ndikimit negativ në zhvillimin e të menduarit kritik te fëmijët.



