Avokati Naim Hasani thotë se nëse protesta e nisur nga studentët dhe e vijuar me mbështetjen e qytetarëve nuk del një përfaqësi politike, do të mbytet nga klasa e vjetër.
Ndërsa aktivistja Etleva Merko dhe aktivisti Klajdi Bello përballë zgjedhjeve të 9 majit, nënvizojnë nevojën e figurave të reja politike.
Ata shprehin bindjen se nga protesta do të dalin figura të reja politike.
Hasani
Nga kjo protestë duhet të dilte një grupim i ri politik dhe një platformë e qartë elektorale. Nëse protesta nuk krijon një grupim politik, do të mbytet nga klasa e vjetër politike.
Duhet një lider i ri politik, një formacion i ri politik që nuk ka frikë nga politika 36-vjeçare, për t’i dalë zot kombit. Për t’i prirë qytetarët shqiptarë. Në politikë duhet guxim.
Pakënaqësia e jashtëzakonshme e qytetarëve nuk mund të kanalizohet në protesta të dhunshme por nga një përfaqësim politik, jo më me PS të udhëhequr nga Edi Rama dhe me PD të udhëhequr nga Sali Berisha.
Ata që drejtojnë politikën 36-vjeçare duhet të largohen.
Merko
Sheshi ka qenë i gjithë shqiptarëve që duan të ndryshojnë vendin dhe kundër politikës 36-vjeçare. Aty janë të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike dhe është protesta që bën bashkë të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike. edhe zëri opozitar i së djathtës.
Ka qenë zëri i demokracisë që ka bërë bashkë të gjithë qytetarët. Ai shesh duhet të kishte nxjerrë figura të reja politike, por e shoh që po dalin. Fakti që Rama mblodhi Asamblenë me dyer të mbyllura dhe telefona frikur tregon që ai ka frikë.
Bello
Ne nuk po luftojmë kundër faktorit shqiptar që ka shitur vendin, por dhe me fuqitë e huaja që vetëm dje u tha nga zonja Von der Leyen, që të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE të shohin Shqipërinë.
Çfarë të shohin të rinjtë me sytë e nxirë dhe këmbët e thyera. Unë jam i bindur që protesta do gjejë një kandidat për zgjedhje.
