Duke folur për projektbuxhetin 2027, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, kryepolici Skënder Hita, nxori fotografitë e efektivëve të policisë së dëmtuar në protestë.
Ai deklaroi se policia është përballur me sulme si asnjëherë më parë.
Policia është gjendur në breshëri gurësh dhe sulmesh si asnjëherë më parë. Ka punonjës të dëmtuar dhe shumë rëndë, me molotovë apo thyerje këmbe.
Nuk ndodh që një i paraburgosur të jetë dhunuar për tre ditë, janë spekulime.
Lidhur me mjetet e përdorura nga efektivët e policisë në protestë, Hita tha se mjetet e përdorura janë pajisjet e bazuara në ligj dhe dokumente, si autobotet, dronët apo mjetet të tjera, për të cilat tha se janë marrë në përdorim nga vendet partnere.



