Dita e 10 e protestave/ Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, mblidhen sot para Parlamentit

Dita e 10 e protestave/ Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, mblidhen sot para Parlamentit

Protestat kundër qeverisë Rama po vijojnë për të dhjetën ditë radhazi, teksa studentët dhe pedagogët kanë përshkallëzuar qëndrimin e tyre përmes bojkotit të mësimit në universitetet publike.

 

Ditën e sotme, në orën 09:00, protestuesit pritet të mblidhen përpara Parlamentit për të përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Lëvizja pritet të zgjerohet të premten, ditë kur protestës do t'i bashkohen mjekët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

 

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e kryeministrit Rama për dialog. Në shenjë kundërshtimi, ata thyen karriget e vendosura nga kryeministri si simbol i ftesës për diskutim, ndërsa lëshuan thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Jep dorëheqjen”.

 

Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe gjimnazistët që protestojnë prej ditësh. 

 

Ky bojkot ka nisur që të mërkurën dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu, pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik për të vijuar qëndresën e tyre.

 

Sipas pedagogëve, vendimi për bojkot erdhi si reagim ndaj dhunës që ata pretendojnë se është ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të rinjve gjatë demonstratave. Pedagogët u kanë bërë thirrje studentëve që të mos e pranojnë ftesën për dialog, duke theksuar se diskutimet për të ardhmen e vendit mund të zhvillohen vetëm pas dorëheqjes së Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy