Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim

Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim

Sulmet ndaj rafinerive të naftës nuk ndikojnë në përgatitjet për negociatat e ardhshme trepalëshe mbi Ukrainën në Abu Dhabi, sepse përgatitja e tyre nuk nënkupton marrjen e detyrimeve për të kufizuar veprimet luftarake, tha sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

 

“Jo. Sepse përgatitjet për negociatat nuk nënkuptojnë marrjen e ndonjë detyrimi në lidhje me kufizimin e veprimeve luftarake”, u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse sulmet ndaj rafinerive mund të ndikojnë në organizimin e takimit.

 

Sipas mediave te huaja, ai theksoi se pala ruse ka njoftuar vazhdimisht se kundërshton një armëpushim i cili, tha ai, do t’u “jepte ukrainasve një pushim”.

 

“Negociatat po përgatiten”, tha Peskov. Negociatat trepalëshe në Abu Dhabi midis përfaqësuesve të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së duhet të mbahen pas 4 nëntorit, dhe data e saktë nuk është përcaktuar ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy