Protesta e 124-të kundër qeverisë shoqërohet me përplasje fizike mes policisë dhe qytetarëve

Protesta e 124-të kundër qeverisë shoqërohet me përplasje fizike mes policisë dhe qytetarëve

 

Situatë e tensionuar po pasqyrohet mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës, ku dita e 124-t e protestës së pandërprerë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka degraduar në përleshje dhe përplasje fizike mes tubuesve dhe forcave të rendit.

 

Tensionet e ashpra u shënuan në momentin kur qytetarët dhe aktivistët nisën një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit.

 

 Situata u ndez pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, vend ku efektivët e policisë ngritën një kordon të dytë dhe tentuan të bllokonin kalimin e mëtejshëm të marshimit të qytetarëve.

 

Në këtë pikë, rezistenca e protestuesve për të vijuar rrugën u përball me ndërhyrjen e shtuar të uniformave blu, gjë që solli shtytje, konfrontime fizike dhe momente të forta tensioni në turmë. 

 

Përballë forcave të rendit, tubuesit shpërthyen në kor me thirrje të tilla si “Hapeni rrugën!” dhe “Policia e krimit!”.

 

Më pas, policia arriti të shpërndajë bllokimin e turmës në atë aks, ndërsa dhjetëra forca të stacionuara po mbajnë nën monitorim të rreptë perimetrin për të shmangur përshkallëzime të reja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy