Real Madridi, këmbngul për Scott McTominay

Real Madridi, këmbngul për Scott McTominay

Tre sezonet tek Napoli, përfshirë aktualin i kanë mjaftuar Scott McTominay për ta ndryshuar rrjedhën e karrierës.

 Mesfushori ka arritur të konsolidohet tek bardhekaltërit, i cili vijon i përfshirë në listën e Jose Mourinhos. 

Traineri portugez i ka bërë me dije drejtuesve se e dëshiron medoemos skocezin në ekip, i cili karakterizohet si mjaft luftarak dhe efikas. 

Flitet se Aurelio Di Laurentis synon të arkëtojë rreth 60 milionë euro, i cili e përfundon kontratën me ‘’ Azurrët ‘’ në qershorin e 2028-tës. 

Që prej transferimit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ 29 vjeçari e ka shtuar protagonizmin, sigurisht tek një ekip ku rivaliteti dhe presioni është shumë i madh.

 ‘’ Galaktikët ‘’ mbeten një kandidat potencial, ekip i preferuar nga shumë lojtarë për hir të së vërtetës dhe tashmë me ‘’ The Special One ‘’ të rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ shanset për arritjen e objektivave janë rritur.

 Megjithatë, drejtori sportiv Giovanni Manna është shprehur se ideja e napoletanëve lidhet me zgjatjen e kontratës me lojtarin e lindur në Lancaster, edhe pse pretendimi i tij i arrin 8 milionë eurot në sezon. 

Vështirësitë referuar çështjes në fjalë i japin një avantazh të lehtë ‘’ Los Blancos ‘’ edhe pse është përfolur edhe për interesin e Manchester United dhe Aston Villas për nxënësin e Massimilliano Allegrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy