Një person qëllon me armë drejt qytetarëve në Paris, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur, dyshohet për akt terrorist

Një person qëllon me armë drejt qytetarëve në Paris, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur, dyshohet për akt terrorist

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, pas disa të shtënave me armë zjarri në periferi të Parisit, në Francë. 

 

Sipas BBC, autoritetet franceze po hetojnë ngjarjen si një vepër të mundshme terroriste, ndërsa i dyshuari për sulmin është arrestuar. Sulmet ndodhën të premten në mëngjes, fillimisht në qytetin Trappes, në jugperëndim të Parisit, dhe më pas në komunën fqinje La Verrière. Sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, seria e të shtënave zgjati rreth 15 minuta.

 

Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas kryetarit të bashkisë së Trappes, Ali Rabeh, autori i dyshuar lëvizte me një automjet tip Renault Clio, me ngjyrë gri, dhe qëllonte me armë ndaj personave që ndeshte gjatë rrugës.

 

Të shtënat raportohet se ndodhën në disa zona të qytetit, përfshirë një pikë karburanti, një qendër mjekësore dhe një kënd lojërash për fëmijë. Më pas, i dyshuari vijoi lëvizjen drejt La Verrière, ku u arrestua nga policia në rrugën kryesore N10.

 

Kryebashkiaku Rabeh deklaroi se agresori dukej se kishte synuar të shkaktonte sa më shumë viktima. Ai ngriti gjithashtu dyshime se sulmi mund të ketë pasur motive raciste dhe islamofobe, duke iu referuar prejardhjes së disa prej viktimave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy