Shefja e SHISH në dosjen AKSHI, Meksi: Po vjen era shtet! Një kancer terminal po pastrohet nga trupi i Shqipërisë (VIDEO)

Shefja e SHISH në dosjen AKSHI, Meksi: Po vjen era shtet! Një kancer terminal po pastrohet nga trupi i Shqipërisë (VIDEO)

Një ndër hapat më të suksesshëm të forcës së ligjit dhe forcës së të drejtës në Shqipëri prej shumë vitesh e ka cilësuar drejtori i Përgjithshëm i MCN TV përfshirjen në hetimet për dosjen AKSHI të shefes së SHISH, Vlora Hysenit, ndaj të cilës është vendosur sot masa “arrest me burg”. Në studion e lajmeve, Meksi tha se në dritën e hetimeve, mund të flitet për :një grup kriminal, që ka ekzekutuar me vetëdije një puç të shtetit, me qëllim shantazhimin konstant dhe dezinformimin si mjete të prodhimit të parasë”. 

 

Po vjen era shtet. Është një ndër hapat më të suksesshëm të forcës së ligjit dhe forcës së të drejtës në Shqipëri prej shumë vitesh. 

 

Mendoj se në momentin e parë në dhjetor, edhe vetë Rama ka pasur paqartësi për përfshirjen e elementëve të vlerësuar nga ai si zonja Karçanaj. Është normale që mund të ketë pasur dyshime. Zoti Rama e mbështeti edhe përsa i përket pronave të supozuara të saj. Ka mbështetur një vartëse. 

 

Sot gjërat janë më të qarta. Kemi të bëjmë me një grup kriminal, që ka ekzekutuar me vetëdije një puç të shtetit, me qëllim shantazhimin konstant dhe dezinformimin si mjete të prodhimit të parasë. 

 

Rasti i sotëm është më i rëndi. Kemi të bëjmë me titullaren e një prej agjencive më të rëndësishme të shtetit. 

 

Është risia e Ergys Agasit. Zoti Agasi mburrej për marrëdhënien specifike. Kushdo që ka pushtet nuk e shpreh. Delirantët e bëjnë. 

 

Meksi tha se përgjegjësia e kryeministrit është vetëm politike, ndërsa theksoi një qasje ët re të Ramës në raport me organin e akuzës. 

 

Përgjegjësi politike ka sepse janë zgjedhur nga ai. Por ne jemi në një rrugë të shëndetshme që nga marsi. Zoti Rama ka mirëpritur aksionet e SPAK-ut. Ai nuk mundet të brohorasë SPAK-un sepse po i pastron disa elementë, por unë shoh se ka ndryshuar marrëdhënien me PS dhe me SPAK-un. Është në një pozicion të vështirë, por po e kalon në mënyrë të shkëlqyer. Ndryshe nga sa bën opozita. Në fund unë besoj se çdo gjë do të zgjidhet në arenën e zgjedhjeve. 

 

Nuk pati pothuajse fare reagime nga PS. Kryeministri reagoi menjëherë. Në momentin që mori informacion, pezulloi Hysenin. Unë nuk shoh pse figurat e PS nuk reaguan. 

 

Avancimin e hetimeve në kuadër të dosjes “AKSHI”, Meksi e krahasoi me shërimin nga kanceri. 

 

Kemi të bëjmë me një kancer terminal që për çudi po pastrohet nga trupi i Shqipërisë. Po pastrohet me sfida. Sfidat janë në polici, në SPAK, në media. Është një pastrim që do të marrë kohë. Mund të hyjmë në BE pa i pastruar ende dëmet e zotit Agasi. 

 

Duke u ndalur te Ergys Agasi, Meksi tha se ai ia ka dalë t’i mashtrojë të gjithë. 

 

I mashtruari i parë është Edi Rama. Në mënyrën si ata e kanë trajtuar AKSHI-n si nëj institucion ku kryeministri kishte vënë besimin.

 

Ergys Agasi ka arritur të mashtrojë dhe dezinformojë edhe kryeministrin e Shqipërisë. I takon atij të pastrojë administratën. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy