Akti normativ për tubimet/ Balla: I nevojshëm miratimi! Ata që ushtruan dhunë s'mund të identifikoheshin nga maskat

Akti normativ për tubimet/ Balla: I nevojshëm miratimi! Ata që ushtruan dhunë s'mund të identifikoheshin nga maskat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare, ku ka mbrojtur ndryshimet ligjore dhe aktin normativ për tubimet, ndërsa ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Partisë Demokratike.

 

Duke iu referuar ndalimit të maskave gjatë protestave, Balla theksoi se individët që shkaktuan dhunë dhe zjarrvënie ishin të mbuluar për t'i shpëtuar identifikimit, duke nënvizuar se përgjegjësia bie edhe mbi organizatorët.

 

Ligji për tubimet ishte ligj i vjetër dhe kishte të sanksionuar ndalimin e përdorimit të maskave. Të gjithë të përfshirët në dhunë, në zjarrvënie gjatë këtyre protestave ishin persona të mbuluar, identiteti i të cilëve ishte e vështirë që të identifikohej. Dhe subjektet që marrin përsipër organizimin e tubimeve janë persona përgjegjës.

 

Më tej, ai solli në vëmendje protestën e 21 Janarit, duke kujtuar se prokuroria kishte kërkuar heqjen e imunitetit të tij pikërisht në cilësinë e organizatorit.

 

Unë kam qenë një person që kam marrë pjesë në organizimin e protestës së 21 Janarit dhe prokuroria më ka ardhur dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit, për pjesën si organizator.

 

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Balla i akuzoi ata për sulme ndaj institucioneve dhe dëmtime të bizneseve të vogla, ndërsa sulmoi edhe kreun e PD-së për deklaratat e tij mbi ngjarjet e 21 Janarit.

 

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së u bëri thirrje deputetëve të mbështesin Policinë e Shtetit, aktin normativ dhe ndryshimet në buxhet.

 

Pasi protestuesit sulmojnë të gjitha institucionet e shtetit dhe vjedhin të gjitha bizneset e vogla, hajdutët që kishte sjellë me pagesë PD, ju na vini këtu dhe jeni të shqetësuar dhe flisni ju për të drejtat e njeriut. Ju keni në krye një njeri që është thënë se për 21 Janarin duhet që të hetohet zinxhiri komandues për qëllimin ndaj protestuesve në 21 Janar. 

 

Ai thoshte që protestuesit qëlluan me çadra pistoletë nga brenda turmës dhe kanë vrarë njëri-tjetrin. E mbështesim aktin normativ, dhe ta mbështesim Policinë e Shtetit dhe votojeni dhe ndryshimet në buxhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy