Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.
Sipas burimeve të MCN, flakët janë përhapur në ambientet e stanit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe dëmi material i shkaktuar.
