Zgjedhjet e 9 majit/ Neza: Periudhë testimi për të shkuar drejt emrit final. Nëse partitë e reja nuk bëjnë aleancë me PD-në, janë si të vjetrat

Zgjedhjet e 9 majit/ Neza: Periudhë testimi për të shkuar drejt emrit final. Nëse partitë e reja nuk bëjnë aleancë me PD-në, janë si të vjetrat

Kush po i zhvillon negociatat me partitë e tjera opozitare dhe sa afër apo larg është një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit?

 

I ftuar në emisionin “MCN Live”, analisti Sami Neza e vlerësoi këtë fazë si një periudhë testimi, ku të gjitha subjektet po zbresin në terren për të matur forcat e tyre përpara se të përcaktojnë emrin përfundimtar që do të përfaqësojë opozitën.

 

Të gjithë tentojnë të testojnë vetveten; është një periudhë testimi dhe të gjithë do të dalin në fushë, pasi ajo është mënyra më e mirë për të matur forcat dhe për t’u ballafaquar për të shkuar drejt emrit final. 

 

Nuk prish punë nëse dalin dy, tre apo katër emra nga partitë e vogla ose të tjerat, sepse kjo jep mundësi për të matur vlerat e këtyre kandidatëve me synim nxjerrjen e një emri të përbashkët, si një zonë maturimi dhe vendimmarrjeje që përcakton fatin e opozitës në të ardhmen. 

 

 

Sipas analistit, përpjekjet për negociata janë pozitive për sa kohë që bazohen te kompromisi dhe te një fushë e gjerë diskutimi. 

 

Tentativa për t’u futur në negociata është gjë e mirë nëse ti jep dhe merr, dhe hapësira për negociata duhet të jetë sa më e gjerë. 

 

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet nga partitë e reja është se nëse nuk kanë aftësi për të bërë aleancë me PD-në, atëherë janë njësoj si partitë e vjetra. 

 

Të jesh parti e re nuk do të thotë automatikisht se je i dobishëm dhe i vlefshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy