Aksion kundër prostitucionit në Kosovë/ Mbyllen 15 lokale, mes të punësuarave mbi 170 vajza nga Shqipëria

Aksion kundër prostitucionit në Kosovë/ Mbyllen 15 lokale, mes të punësuarave mbi 170 vajza nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka mbyllur 15 lokale nate dhe qendra masazhi pas kontrolleve në 102 subjekte në të gjithë vendin, në kuadër të operacionit “Vjeshta 2026”.

 

Gjatë aksionit u arrestuan 8 persona (mes tyre një shtetas shqiptar) për prostitucion, ndërsa në ambientet e kontrolluara u konstatuan edhe 174 vajza e gra me shtetësi shqiptare (155 në lokale me muzikë live dhe 19 në qendra masazhi).

 

Shtetaset e huaja të përfshira në rastet e eskortave u dënuan me gjobë dhe dëbim nga Kosova.

 

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 40 lokale të muzikës live, ku janë hasur gjithsej 285 persona, prej tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Në mesin e tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj.

 

Sipas Policisë, 155 nga femrat e huaja ishin shtetase të Shqipërisë, nëntë të Serbisë, tri të Maqedonisë së Veriut dhe një e Kolumbisë. Nga kontrollet në këto lokale, tetë janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për shkelje administrative.

 

Ndërkohë, janë kontrolluar edhe 62 qendra masazhi, ku janë hasur 120 persona, përkatësisht 94 femra dhe 26 meshkuj. Prej tyre, 73 ishin shtetase të Kosovës dhe 47 shtetase të huaja, përfshirë 27 nga Tajlanda, 19 nga Shqipëria dhe një nga Serbia.

 

Edhe në këtë kategori, shtatë qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative.

 

Gjatë realizimit të planit operativ janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion” – Eskorta, ku janë arrestuar gjithsej tetë persona: katër meshkuj, prej të cilëve tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë.

 

Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live

Policia bëri të ditur se për këto raste janë dorëzuar fletëparaqitjet në gjykatë dhe të dyshuarit janë dënuar me gjobë.

 Ndërsa shtetaseve të huaja, me vendim të gjykatës, u janë shqiptuar edhe masat plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës dhe ndalimi i hyrjes në vend për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy