
Është dorëzuar mbrëmjen e kësaj të marte, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
Bëhet me dije se Hyseni është dorëzuar në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa më herët është raportuar se ndodhej në Azerbaixhan një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota.
Kujtojmë se SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Hysenin. Ajo akuzohet për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ndërsa dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.



