
Rreth dy vite pas nisjes së punimeve, ndërtimi i Korridorit VIII ka avancuar. Pjesw e tij wshtw aksi Elbasan–Qafë Thanë, një nga akset më të rëndësishme që lidh Shqipërinë me vendet e rajonit. Por që prej nisjes së punimeve, projekti është shoqëruar me kritika për ndërhyrjet në lumin Shkumbin, ndikimin në mjedis dhe dëmtimet në infrastrukturë.
