Rreth 30 mld lekë për drejtësinë në 2027/ Gogu: Paga më të larta për magjistratët! Kompleks i ri për gjykatat dhe prokuroritë

Rreth 30 mld lekë për drejtësinë në 2027/ Gogu: Paga më të larta për magjistratët! Kompleks i ri për gjykatat dhe prokuroritë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot në komisionin e Ligjeve buxhetin e drejtësisë për vitin 2027.

 

Gjatë fjalës së tij, Gogu bëri të ditur se sistemi i drejtësisë do të ketë rreth 30 miliardë lekë në vitin 2027, buxheti më i lartë deri tani. Ai tha se ky buxhet e çon drejtësinë më afër qytetarit. 

 

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë arrin në 29.95 miliardë lekë, më i larti deri tani. Gogu tha se me këtë fond garantohen pagat më të larta në rajon për magjistratët. Sipas tij, shtohet edhe numri i magjistratëve dhe i stafit ndihmës, që të ulet numri i çështjeve të prapambetura në gjykata.

 

Ministri bëri të ditur gjithashtu se vijon projektimi i Polit të Drejtësisë në Tiranë. Atje do të vendosen prokuroritë, gjykatat dhe Avokatura e Shtetit, dhe parcela për ndërtimin është caktuar tashmë. 

 

Gogu njoftoi se në 2027 hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas. Pesë prej tyre hapen që këtë dhjetor, në Kamëz, Krujë, Librazhd, Bulqizë dhe Rrëshen. Vitin e ardhshëm hapen zyrat në Divjakë, Mallakastër, Gramsh, Devoll dhe Malësi e Madhe.

 

Një projekt që do të financohet plotësisht nga korporata financuese, ku do të mblidhen të gjitha gjykatat, lagjja e dytë pas Shtyllës së Drejtësisë, do të jetë investimi më i madh për sa i përket ndërtesave të gjykatave dhe prokurorive. Është një kompleks me kushte funksionale për qytetarët, por ne nuk do të ndërtojmë ndërtesa vetëm për të vendosur institucione brenda tyre, ne i ndërtojmë ato për t'u shërbyer më mirë qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy