Raporti i BB për mbetjet/ Soko: Afera 600 mln euro u la në harresë nga skandalet e reja! Kara: Paratë publike duhen bërë transparente

Raporti i BB për mbetjet/ Soko: Afera 600 mln euro u la në harresë nga skandalet e reja! Kara: Paratë publike duhen bërë transparente

Raporti i fundit i Bankës Botërore ka rikthyer në vëmendje aferën e inceneratorëve, duke i dedikuar një seksion të posaçëm menaxhimit të mbetjeve dhe duke dhënë një rekomandim të prerë për qeverinë shqiptare, ndalimin e çdo investimi të ri në impiante pa garantuar më parë procedura konkurruese, transparencë dhe kontroll të besueshëm të kontratave.

 

Kjo çështje u diskutua në "MCN Economy", me ekspertin e Ekonomisë Pano Soko dhe juristin Romeo Kara. Sipas ekspertit të Ekonomisë, Pano Soko, afera e inceneratorëve është lënë qëllimisht në harresë përmes asaj që ai e quan "inflacionim i skandaleve", një strategji ku prodhimi i vazhdueshëm i ngjarjeve të reja zhvendos vëmendjen publike.

 

Kur ti bën shumë skandale, kap skandali skandalin dhe prandaj quhet inflacionim, humbet vlerën. Bëhen aq shumë saqë s'ka më vlerë asnjë gjë, sepse dikush fokusohet tek njëri, njëri te tjetri, pra askush nuk i jep rëndësinë e duhur njërit. Rama ndryshe nga paraardhësit e vet, nuk u kujdes që të mos bënte skandale ose të fshihte ndonjë tek-tuk që mund të plaste. Jo, absolutisht jo. Nuk e vrau mendjen fare, lejoi skandalizimin në shkallë industriale.

 

Soko solli në vëmendje shifrat konkrete të kësaj afere, duke theksuar se pavarësisht se vëmendja publike zhvendoset te ngjarjet e reja, fatura financiare e paguar nga taksapaguesit mbetet reale dhe e rëndë.

 

Nga 15 milionë euro mesatarisht në vit, i shkonte diku te 500 milionë euro inceneratori i Tiranës, edhe nja 50 këta të tjerët, pra shkojnë diku te 600 milionë euro aferë, të cilën ti e ke harruar, e ke lënë në harresë. Por realisht skandali është aty. Dëmi efektiv sot që flasim është diku te rreth 170 milionë euro të tre inceneratorët bashkë, pra duke përfshirë Elbasanin, Fierin edhe Tiranën për aq sa është disbursuar, duke përfshirë dhe aferën e dherave.

 

Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara u ndal te gjetjet e Bankës Botërore dhe OECD-së, duke nënvizuar se rreth 76% e mbetjeve në vend vazhdojnë të shkojnë në landfill dhe se mënyra se si janë lidhur kontratat aktuale ka rënduar direkt buxhetin e shtetit.

 

Problemi është që këto janë investime jo të vogla. Pavarësisht që duket sikur i bën privati, me mënyrën se si i fut duart në buxhetin e shtetit, këto investime prapë do të rëndojnë tek shteti, sepse kërkohet një kthim shumë i shpejtë i investimit në këto raste dhe kthimet e shpejta nuk janë ndihmë për ekonominë. Ne duhet të dimë të bëjmë investime të tilla të cilat mund t'i përballojë ekonomia jonë, jo të rrisim borxhin.

 

Duke u ndalur te rekomandimet e Bankës Botërore, Kara vuri theksin te mungesa e kontrollit mbi sasinë reale të mbetjeve që trajtohen dhe nevoja për një sistem të matshëm dixhital.

 

Banka Botërore ka bërë dhe një analizë ligjore. Këtu te detyrimet e matshme ata janë ndalur dhe kanë thënë, pa peshuar, të mos ketë pagesë. Si duket kanë informacion që edhe këtu mirë te kostoja mund të jetë luajtur në ndërtimin e tyre, por edhe tek mënyra se si do vinin paratë më pas. 

Tani a ka sistem të masë peshimin dhe të shkohet deri atje që të jetë në mënyrë dixhitale e tillë, që edhe vetë qytetari ta shohë sa mbetje janë prodhuar sot? Se këto në fund të fundit janë para publike. Pra në mënyrë edhe ligjore mund ta bësh të matshme, ta bësh të kontrollueshme paranë publike, ta bësh të besueshme, po sidomos transparente. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy