Dyrnjaja: Rama po bën gafa nga shqetësimi i protestës

Dyrnjaja: Rama po bën gafa nga shqetësimi i protestës

Analisti Denis Dyrnjaja, thotë se Kryeministri Edi Rama po bën gafa të mëdha nga shqetësimi i protestës.

 

Duke komentuar për edicionin e lajmeve të MCN TV, nisma të reja ligjore kundër protestuesve qofshin ata dhunues, ai deklaroi se Rama po zgjedh shtrëngimin dhe jo zgjidhjen.

 

Sipas tij, nëse nuk do të kishte presion social, Rama nuk do të bënte veprimet që bëri. 

 

Protesta nuk është një shfaqje baleti, është djegur Athina, Selaniku, qytete me mijëra vetë demokraci, nuk bën përjashtim as kjo protestë që ka dhunë. Nëse nuk ka një presion social, Rama nuk do bënte këto veprime që beri. 

 

Kjo vjen për shkak se mungon opozita reale politike. Problemi është që opozita nuk është e besueshme dhe atë që do të arrijë opozita, e bën protesta. Dhe Rama shfaqet se po ul çmimet e produkteve të shportës. Presioni social e shtyn qeverinë të marrë vendime lehtësuese për popullin. Demokracia është presioni i opozitës mbi këtë drejtim, që të lehtësonte politikat. Këtë e bën kjo protestë. 

 

Rama heq menjëherë taksën e karburanteve që ta ndjejnë qytetarët direkt, por e kamuflon diku tjetër. Ndërkohë çmimet e ushqimeve po ulet. Është shumë i mirë që po rritet çmimi i dividentit nga 8 në 15%. Ndërkohë po ul për produktet bazë. Kjo bëhet që buxheti i shtetit të mos pësojë humbje, por riorganizimi i tyre të jetë më efiçent. E ka shtrënguar te buxhetet e vogla.

 

Shtresat vulnerabël përfitojnë nga ulja e çmimit. Bizneset e vogla nuk ka pse të goditen në këtë mënyrë, të ulësh ti tavanin në 5 milionë lekë. Përdoruesit e makinave të luksit, duhet të paguajnë taksë. Paketa fiskale ka kohën e vetë, sepse prezantohet tani dhe miratohet bashkë me buxhetin e shtetit në fundin e vitit, ndërsa paketa tjetër i dedikohet rrethanave për gjithë sa po ndodh.

 

Çfarë do të thotë që do jem Kryeministër i Shqipërisë për njerëz të zakonshëm? Pse këta të tjerët çfarë janë njerëz të jashtëzakonshëm! Nga shqetësimi që ka, vazhdon bën gafa të jashtëzakonshme. Rama po bën gafa të rënda nga presioni i protestës. Ti do zgjedhësh shtrëngimin, jo zgjidhjen? Edhe hajde dialogojmë, edhe shtrëngon masat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy