U plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli pas daljes nga Prokuroria: Drejtësi, dua të zbardhet ngjarja

U plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli pas daljes nga Prokuroria: Drejtësi, dua të zbardhet ngjarja

Erion Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Vishkulli është kthyer në Shqipëri pas trajtimit mjekësor në Itali. Pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri nëse do të rikuperojë plotësisht shikimin në syrin e dëmtuar.

 

Pas daljes nga Prokuroria, 28-vjeçari dha një deklaratë për mediat, ku kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë. “Kërkoj drejtësi dhe dua zbardhjen e ngjarjes. Shqipëria është e jona”, u shpreh ai.

 

Vishkulli bëri të ditur se qëndrimi i tij në Prokurori ishte i shkurtër për shkak të gjendjes shëndetësore. Vishkulli nuk u mbajt gjatë në Prokurori për shkaqe shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy