Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara ka siguruar të paktën 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të mesmandatit, duke shënuar rezultatin e saj më të mirë që nga viti 1992.
Sipas raportimeve të Associated Press, demokratët kanë shtuar deri më tani 44 vende, ndërsa katër gara të tjera mbeten ende të hapura.
Me marrjen e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit në janar përfshirë një shumicë prej 56 vendesh në Senat demokratët do të përballen me një qeveri të ndarë kundrejt presidentit republikan Donald Trump.
Ligjvënësit demokratë, të udhëhequr nga Hakeem Jeffries, po përgatisin një axhendë 100-ditore të fokusuar tek ulja e kostos së jetesës dhe rikthimi i subvencioneve shëndetësore.
Paralelisht, ata janë zotuar të nisin hetime të gjera mbi administratën dhe pasurinë e familjes Trump, ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar këto nisma mbikëqyrëse si të motivuara politikisht.
