Partia Demokratike del me një deklaratë pas ditës së pestë të protestës dhe thotë se zërat brenda Partisë Socialiste në favor të një zgjidhjeje politike, për dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si Kryeministër i vendit, si kusht për të shmangur një krizë katastrofike, dy-tre ditët e fundit janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen.
Në qëndrim thuhet se këta zëra janë edhe brenda në qeveri dhe në grupin parlamentar.
Duke etiketuar një “kupolë krimi” brenda selisë rozë, të cilët përmenden me emra, thuhet se ata janë kundër dorëheqjes së Edi Ramës.
Por kupola e krimit e PS-së, Lubi Balluku, Taulant Bego Yaris, Ulsi Manja, janë kategorikisht kundër. Kjo kupolë mblidhet rregullisht çdo ditë për orë të tëra në Vilën e Kuqe; së bashku me ta është edhe Oltion Bistri, të cilit i është ngarkuar roli i kordinatorit të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, që kishte Ergys Agasi. Oltion Bistri këto ditë është marrë me angazhimin e kriminelëve, vrasësve dhe trafikantëve kundër studentëve dhe gjimnazistëve në protestë.
Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si kushtin e të gjitha kushteve për parandalimin e përshkallëzimit të rrezikshëm të krizës më të rëndë të vendit, si dhe paralajmëron kupolën e krimit të PS-së se për çdo përshkallëzim të mëtejshëm do të mbani, krahas “Padrinos”, përgjegjësinë kryesore.



