Protestat dhe Zgjedhorja/ Boçi: Largimi i Ramës dhe zgjedhjet e lira përcaktojnë gjithçka, Kodi është vetëm një element

Protestat dhe Zgjedhorja/ Boçi: Largimi i Ramës dhe zgjedhjet e lira përcaktojnë gjithçka, Kodi është vetëm një element

Protestat e zhvilluara në Tiranë, përfshirë ato të studentëve, si dhe ngërçi në Reformën Zgjedhore, janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në zhvillimet politike në vend. 

 

I ftuar në “MCN live”, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, analizoi lidhjen mes tyre, duke theksuar se zgjidhja e krizës nuk vjen thjesht nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor, por nga largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira.

 

Sipas Boçit, kërkesa kryesore e qytetarëve, studentëve dhe opozitës është dorëheqja e qeverisë dhe formimi i një qeverie teknike apo kujdestare që do të garantonte procesin zgjedhor.

 

Protesta është përtej diskutimeve në Reformën Zgjedhore.

 Ajo përfshin edhe kërkesat që shoqëria shqiptare ka ndaj Kodit Zgjedhor, por kjo nuk është çelësi i zgjidhjes së situatës politike në Shqipëri. 

 

Qartazi studentët, qytetarët dhe partitë politike kanë dalë me një kërkesë kryesore që është dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike apo kujdestare, e cila menaxhon proceset zgjedhore. kjo përcakton gjithçka. 

 

PD-ja qartësisht është për lista të hapura, sipas modelit të Kosovës, por kjo nuk e zgjidh çështjen e votës së lirë, të presioneve, të përdorimit të administratës dhe të grupeve kriminale që favorizojnë Ramën me burime njerëzore dhe financiare. 

 

Po na kap emocioni i futjes në garë, diskutohet Kodi Zgjedhor dhe duket sikur e gjithë protesta është bërë për të.

 

 Jo, thelbësore në protestë është largimi i Ramës. 

 

 

Boçi kritikoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit lidhur me organizimin e protestave studentore, duke i cilësuar si përpjekje për të shmangur debatin real dhe për të tërhequr vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.

 

Studentët tanë janë studentët tanë dhe nuk ka asnjë barazi as me ‘Antifën’, as me Iranin.

 

 Rama është jokoherent në deklaratat e tij; njëherë thotë është opozita, pastaj Irani, pastaj Antifa. 

 

I përdor këto terma me ngarkesë emocionale për të justifikuar veten dhe për të shmangur pikërisht atë debat që duhet të jetë kryesor. 

 

 

Deputeti i PD-së nënvizoi se diskutimi për Kodin Zgjedhor duhet të vijë pas zgjidhjes politike, me qëllim që sistemi i ri t'u japë hapësirë përfaqësimi edhe forcave të reja politike që sot kanë mbështetje qytetare.

 

Kodi është një element fare i vogël në gjithë këtë debat dhe në këtë frymë revolte. Çështja kryesore është largimi i Ramës dhe realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

 

Pastaj Kodi ka peshën e vet në mënyrën se si do të përfaqësohet shoqëria shqiptare dhe ato parti që sot janë një realitet politik.

 

Kodi Zgjedhor aktual nuk i reflekton këto, ndaj duhet krijuar një kod që u jep akses në përfaqësim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy