Arsenali, në garë për Endrick

Arsenali, në garë për Endrick

Mungesa e minutave nën drejtimin e Jose Mourinhos po ia vështirëson qëndrimin Endrick në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Braziliani si duket do të largohet gjatë merkatos së dimrit duke qenë se pretendentët janë seriozë. 

Roma, Milani, Sportingu Lisbonës dhe tashmë Arsenali do të përballen për ishi-n e Palmeiras, sipas ‘ TEAMtalk ‘. 

‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe portugezët pretendojnë huazimin e sulmuesit ndërsa ‘’ Topchinjtë ‘’ huazimin dhe më pas blerjen e kartonit. 

Do të jetë një sfidë shumë e ashpër për 20 vjeçarin i cili u transferua tek ‘’ Galaktikët ‘’ me një pritshmëri të lartë por rivaliteti vijon të jetë shumë i ashpër dhe nuk ka gjetur ende hapësira në 11-shen e ‘’ The Special One ‘’.

 Situata mund të ndryshojë nëse do të vihet nën urdhërat e Mikel Artetas i cili e ka ndryshuar ekipin në çdo aspekt. 

Traineri Paulo Fonseca i njeh mjaft mirë cilësitë e amerikano-jugorit i cili mund të përshtatet në disa pozicione referuar metrave të fundit, mjaft teknik dhe i shpejtë, gjithashtu efikas në dyluftime. 

Gjithsesi kontrata me ‘’ Los Merengues ‘’ i përfundon në qershorin e 2030-tës, të cilit mund ti shërbejë një eksperiencë e tillë për tu rikthyer edhe më i fortë në të ardhmen e afërt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy