Trump fajëson republikanët për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e mesmandatit: Nuk më dhanë atë që kërkova

Trump fajëson republikanët për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e mesmandatit: Nuk më dhanë atë që kërkova

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar sërish Partinë Republikane për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke pretenduar se humbjet politike të partisë lidhen me faktin se ligjvënësit republikanë nuk kanë miratuar nismat që ai kishte kërkuar.

 

Gjatë konferencës për shtyp të së premtes, Trump u shfaq së bashku me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance. Në fjalën e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë riktheu argumentin se rezultati i zgjedhjeve do të kishte qenë ndryshe nëse ai vetë do të ishte në fletën e votimit.

 

“Nëse unë do të isha kandidat në zgjedhje, gjithçka do të kishte qenë krejt ndryshe”, deklaroi Trump. Ai pretendoi se votuesit ishin të pakënaqur me republikanët, pasi ata nuk kishin arritur të kalonin në Senat nismat që presidenti kërkonte.

 

“Unë nuk isha kandidat, por njerëzit menduan se Partia Republikane nuk më trajtoi mirë, sepse nuk arritën të miratonin gjërat që unë kërkova. Nuk arritën t’i kalonin në Senat. Por shpresoj që tani t’ia dalin”, u shpreh ai. Nuk është hera e parë që Trump ia atribuon dobësimin e mbështetjes për republikanët marrëdhënies së tyre me të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy