Vendimi për Belerin, Dhimojani: Çështja akoma në fazën e parë, drejtësia s’duhet të ndikohet politikisht

Vendimi për Belerin, Dhimojani: Çështja akoma në fazën e parë, drejtësia s’duhet të ndikohet politikisht

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Afrovita Dhimojani, komentoi për "MCN TV" vendimin e fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

 

Gjykata e Strasburgut arriti në përfundimin se arrestimi i Belerit gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 ishte i justifikuar, por mbajtja e tij në paraburgim përbënte shkelje të procedurave, duke urdhëruar shtetin shqiptar t'i paguajë rreth 5,500 euro dëmshpërblim. 

 

Sipas saj, kjo çështje është ende në fazën e parë të shqyrtimit në Strasburg dhe duhet të shërbejë si një precedent i rëndësishëm për institucionet e drejtësisë në vend, në mënyrë që ato të garantojnë barazinë e qytetarëve para ligjit.

 

Çështja 'Beleri' është akoma në fazën e parë, pasi Gjykata e të Drejtave të Njeriut u shpreh vetëm për tejkalimin e afateve të paraburgimit, dhe besoj se do të jetë një kazus për shumë çështje të tjera që po gjykohen në Shqipëri. Duke qenë një vend që aderojmë për të hyrë në Bashkimin Evropian, jemi një vend që ka investuar në sistemin e ri të drejtësisë. Besimi te SPAK dhe GJKKO është shumë i madh, dhe vendime si ato për Belerin cenojnë pjesërisht besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë i pavarur dhe i pandikuar nga politika. Besoj se edhe institucionet e tjera si KLGJ, KLP dhe vetë shteti shqiptar, vendime të tilla duhet t'i shohin dhe të marrin një mësim të mirë, që sistemi i besimit të jetë i madh dhe njerëzit të jenë të barabartë para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy