
Në sezonin e tretë tek Benfika Vangelis Pavlidis po tregon se mbetet ndër më të rrezikshmit në Europë.
Greku ka arritur statistika impresionuese, deri më tani 15 gola në 15 sfida.
Sipas ‘ A Bola ‘, drejtuesit e Tottenham Hotspurit ia kanë hapur dyert e ‘’ White Hart Lanes ‘’, për të cilin presidenti Peter Charrington ka ofruar afro 100 milionë euro.
Kjo shifër korrespondon me klauzolën për prishjen e kontratës me ‘’ Shqiponjat ‘’, një ekip shumë i famshëm në Portugali dhe i sikletshëm në kompeticionet europiane.
75 gola në 125 sfida në total me luzitanët numëron 27 vjeçari, një dhimbje koke për çdo rival.
Prezenca në metrat e fundit sigurisht i jep avantazh kryeqytetasve gjatë përballjeve, për të cilin Premier League mund të jetë një tjetër sfidë në karrierë.
Në korrikun e 2024-tës Vangelis Pavlidis u transferua nga Az Alkmaari në ‘’ Estadio Da Luz ‘’, një marrëveshje e qëlluar në shenjë nga gjigandët e Portugalisë.
Sakrificat e bëra janë shpërblyer me interesin e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ të cilët prej kohësh po kërkojnë një zëvëndësues të denjë për Harry Kanen.
Edhe Aston Villa, Barcelona, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani janë kandidatë potencialë për golashënuesin nga Selaniku, i domosdoshëm në 11-shen e trainerit Marco Silva.



