Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, thotë se ndodhemi në një situatë të ngarkuar dhe shumë të fortë politike dhe kjo do ketë dhe ndikimin e vetë në mënyrën si do zhvillohen zgjedhjet e 9 majit 2027.
Duke folur për “MCN Live”, ajo deklaroi se situata është e paqartë për mënyrën se si do të zhvillohet procesi zgjedhor.
Nga 61 bashki do jenë 46 bashki dhe situata është tërësisht e paqartë dhe Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dha një alarm dhe është në një moment të duhur pasi është shpallur dhe data e zgjedhjeve, duhet që gjithë investimi i institucioneve duhet të jenë në këmbë për të parë se si do të zhvillohet ky proces i zgjedhjeve lokale në 9 maj.
Mangësia e realizimit të dy reformave qoftë administrative dhe zgjedhore janë në një ngërç që të realizohet Kodi Zgjedhor sipas asaj që palët politike kanë rënë dakord. Të dyja reformat, qoftë ajo territoriale dhe ajo zgjedhore duhet të kishin ecur paralelisht.
Sfida më e madhe është se si do të jenë organizimet në këshillat bashkiakë, cilat do të jenë momentet kyçe.



