Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina me 3 persona dhe një foshnjë 2-muajshe përfundon në kanal (VIDEO)

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina me 3 persona dhe një foshnjë 2-muajshe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Drejtuesja e makinës nuk ka arritur të marrë dot kthesën dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në kanal, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.

 

Në makinën tip “Ford”, e marrë me qira, udhëtonin tre motra dhe një fëmijë rreth dy muajsh. Nga ky aksident është plagosur lehtë vetëm pasagjerja, e cila së bashku me fëmijën e mitur është dërguar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

 

Mësohet se ato ishin emigrante në Angli dhe po shkonin në Berat. Dyshohet se shkak i daljes nga rruga të jetë bërë mungesa e ndriçimit, e cila ka bërë që shoferja të vazhdojë rrugën drejt pa u futur në kthesë. 

 

Fatmirësisht ato po udhëtonin me shpejtësi brenda normave të lejuara, çka solli edhe vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin e radhës në këtë kthesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy